Akademik Rexhep Qosja është treguar kritik dhe argumentues ndaj disa personave, të cilët, sipas tij, janë mbledhur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

“Me ndikim cenues, të veçantë, ndaj kohezionit shoqëror dhe mbarëkombëtar është ideja e kombit kosovar, predikuesit e së cilës janë të mbledhur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Njëri prej ish kryetarëve të kësaj Akademie para disa vjetësh do të deklarojë me një rast se “pakicat kombëtare, sidomos ajo serbe, sigurinë e tyre në Kosovë do të mund ta realizojnë vetëm me krijimin e kombit kosovar!”, ka shkruar Qosja.

Tutje ai ka sqaruar se në periudhën e demokracisë situata do të duhej të përmirësohej. Mirëpo lirinë, Qosja thotë se nuk po dimë ta shfrytëzojmë.

Ju pëlqen!

“Kemi menduar se në periudhën pjesëmarrës të së cilës jemi – në periudhën e demokracisë do të përmirësohet shpejt jeta jonë në të gjitha fushat e saj. Por, shpejt do të jemi të detyruar t’i besojmë shkrimtarit të madh francez, Andre Zhid, i cili thotë: “Lirinë më lehtë e fitojmë se ç’do të dimë ta shfrytëzojmë”. Shumë më shpejt se ç’mund të na ketë shkuar mendja po shihet se sa e se si po cenohet, madje, kur e ku po rrezikohet kohezioni ynë shoqëror dhe mbarëkombëtar”, ka shkruar ai.

Këto komente, akademiku Rexhep Qosja i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!