Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur tubim në Kaçanik.

Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se qeverisjet e vjetra e kanë ndarë e përçarë popullin, ndërsa i kanë bashkuar të korruptuarit e kriminelët.

“Qeverisjet e vjetra e kanë ndarë e përçarë popullin, ndërsa i kanë bashkuar të korruptuarit e kriminelët. Që nga paslufta nuk ka qenë asnjëherë kaq e vështirë gjendja ekonomike.

Porse tash erdhi dita, populli ynë kurrë nuk e ka pasur më të lehtë ndryshimin që i duhet dhe e don.

Data e ndryshimit është 6 tetori, numri i ndryshimit është 126, kurse emri i ndryshimit është Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Kurti.