Salianji: Klotilda Bushka ka dyfishuar pasurinë këtu bashkë më bashkëshortin e saj. Ku shkoi ajo? A je ti zv.kryeministri që del në përgjimet e prokurorisë ialiane për Rezart Taçin, o kone, o kone mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta ti.

Ndërhyn deputeti Erion Braçe.

Salianji: O kone mos më ndërprisni mua. Plehrë, qen, kone, zagar!

Ju pëlqen!

Ky përcillet të ketë qenë sot një ndër epsiodet e debatit parlamentar, i pasuruar padyshim me kllounerinë e Grida Dumës.

Përgjime, trafiqe, gjoba dhe shantazh. Këto janë punët dhe bizneset e kësaj klase politike, që i vërsulet vetes edhe me afshin e dhunës. Erdhi dita që shqiptarët të shohin sherr fizik mes Ervin Salianjit dhe Erjon Braçes, një shëmtirë politike dhe fizike në një vend që edhe vizualisht qeveriset nga qelbsirllëku dhe fundërrinat.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.