Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur takim urgjent për të diskutuar rreth Telekomit të Kosovës.
Në këtë takim do të marrin pjesë udhëheqësja e detyrës së kryeshefës së Telekomit, Burbuqe Hana dhe bordi, si dhe Sindikata e Telekomit.
Tema e diskutimit, sipas burimeve zyrtare të “Zërit” brenda kabinetit Hoti do të jetë bllokimi i llogarive të Telekomit.
Ju pëlqen!
Bllokimi i llogarive të Telekomit është bërë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ia ka njohur të drejtën Z-mobile për përmbarimin e borxhit të Arbitrazhit.
Sipas burimeve të “Zërit” takimi i cili pritet të mbahet sot nga ora 14:00, është thirrur me iniciativën e ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi. Sipas të njëjtave burime, takimi do të jetë i mbyllur, pa praninë e mediave.