Të mërkurën (21.04.2021) është mbajtur mbledhja e tetë të Qeverisë, e cila kishte 12 pika të rendit të ditës.

Një ndër vendimet e Qeverisë e cila u bë temë e ditës, është 8.5 milionë eurot shtesë të ndara për pensionistët.

“8.5 milionë euro shtesë u ndanë për të siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro”, ka bërë të ditur Kryeministri Albin Kurti.

Ju pëlqen!

Disa gazetarë e analistë politikë e kritikuan Qeverinë Kurti se ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

Media e ka kontaktuar zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziun, për ta pyetur rreth kësaj çështje, mirëpo i njëjti ka thënë se së shpejti do të ketë një sqarim zyrtar nga ana e Ministrisë së Financave.

“Shumë shpejt do të ketë një sqarim për këtë”, ka thënë Kryeziu.

Ai nuk ka pranuar që ta pohojë ose mohojë raportimin, por ka thënë se nevojitet një sqarim i detajuar në mënyrë që të ketë një komunikim të qartë ndërmjet Qeverisë dhe opinionit publik.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.