Eurodeputeti gjerman, Martin Buschmann, ka ngritur alarmin në lidhje me mënyrën e trajtimit të qenve të rrugës në Shqipëri. “Në Shqipëri, qentë e rrugës po vriten masivisht nga qeveria”, shkruan ai, ndërsa shton se do të dorëzojë një kërkesë me shkrim në lidhje me kriteret e anëtarësimit të vendit tonë në BE.

Buschmann thotë se si vend kandidat, Shqipëria duhet të zbatojë rregulloret e BE-së për mbrojtjen e kafshëve. Në mënyrë të veçantë, Buschmann ndalet te Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj, për vendimin për t’i helmuar këto kafshë, në vend që t’i sterilizojë.

Trupat e tyre të pajetë më pas hidhen në vendgrumbullimin e mbeturinave. Duhet të supozojmë se mijëra qen rrugësh kanë ngordhur në këtë mënyrë mizore vitet e fundit”, citohet postimi i tij nga Euractive.

Ju pëlqen!

“Si do të ndikohen perspektivat e fillimit të negociatave të pranimit për Shqipërinë nga fakti se vendit i mungon çdo standard minimal në mbrojtjen e kafshëve?”

Veliaj i ka hedhur poshtë pretendimet e aktivistëve të të drejtave të kafshëve, duke thënë se kafshët janë sterilizuar dhe liruar. Megjithatë, video të ndryshme që kanë qarkulluar në rrjet, të mbledhura nga gazetarë dhe aktivistë, u tregojnë punonjësit e bashkisë teksa grumbullojnë qen, kushtet në klinikën veterinare shtetërore dhe dekompozimin e kufomave në vendgrumbullimin e mbeturinave të kryeqytetit.

Martin Buschmann është politikan gjerman nga radhët e Partisë për Mbrojtjen e Kafshëve . Ai është anëtar i Parlamentit Evropian që nga zgjedhjet evropiane të vitit 2019.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.