Qeveria e Kosovës është mbledhur për të diskutuar për masat e reja që pritet të merren në luftimin e pandemisë anti-COVID-19.

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë sot gjatë vizitës në FSK se menjëherë do të mblidhet kabineti qeveritar për të diskutuar masat e reja të rekomanduara nga IKSHPK-ja.

“Në qeveri jemi duke shqyrtuar një masë të re të listave të rekomanduara nga IKSHPK-ja, nga kjo ngjarje do të kemi një konsultim me kabinetin qeveritar, ne do të respektojmë të gjitha rekomandimet që vinë nga profesionistët shëndetësor”, ka thënë Hoti, transmeton Zeri.info.

Hoti ka thënë se për masa të reja po konsultohen si me partnerët e koalicionit ashtu edhe me profesionistët shëndetësor dhe akteret tjerë.

“Do të bëjmë të gjitha konsultimet me partnerët e koalicionit, por edhe me akterët tjerë dhe po mundohemi të harmonizojmë të gjitha qëndrimet, por fjalën e fundit duhet ta jepin profesionistët shëndetësor”, ka shtuar ai. Ndryshe në mesin e masave që Qeveria pritet të merr vendim sot, është edhe zgjatja e orarit të qarkullimit deri në orën 22:30, si dhe vetizolim për të gjithë qytetarët që vinë nga vendet e rajonit.