Qeveria e Albin Kurit, pritet të themeloj Zyre Shtetërore të Hetimeve, njohësit e fushës së drejtësisë thonë se nuk ka nevojë për zyre të tillë.

Edhe një mekanizëm shtetëror i hetimeve mund t’i shtohet Kosovës.

Madje një gjë e tillë është në planin qeverisës të kryeministrit Albin Kurti.

Kurti këtë gjë e tha edhe në ekspozenë e tij rreth planit qeverisës, ditën kur u votua si kryeministër.

Ndërkohë si të domosdoshme themelin e një organi të tillë po e sheh ish bashkë partiaku i Kurtit, tani deputet i LVV-së, Mefail Bajqinofci.

Sipas tij ky mekanizëm duhet të ketë edhe kompetenca ekzekutive.

Bajqinofci shtoi se shumë shtete të tjera tashmë kanë organe të tilla, të cilat janë shumë funksionale.