Mediat serbe kanë shkruar për heqjen e flamurit të Kosovës nga zyra e zëvendëskryeministrit nga Lista Serbe, Goran Rakiq.

“Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, hoqi nga kabineti i tij të ashtuquajturin flamur i Kosovës”, shkruan media serbe b92.

Sipas këtij mediumi në dy takimet që Rakicq pati, me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë Natalija Apostolova, nuk kishte simbole të “të ashtuquajturës të shtetit të Kosovës”, të paktën sipas fotove zyrtare të dërguara në media nga Zyra për Media e kësaj ministrie.

Lexo po ashtu:  Ministrja e Jashtme: Vuçiç nuk do të hyjë në Kosovë derisa të kërkojë falje për gjenocidin
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!