Qeveria e Kosovës, pas zhvillimeve të sotme, ka thënë se nuk e pengojnë punën e mediave dhe s’e lëndojnë lirinë e shprehjes.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për media ka deklaruar se ekzekutivi nuk ka mandat mbi Prokurorinë e Shtetit dhe se veprimet e saj janë të pavarura.

“Thirrja e ministrit Vitia dje në konferencën për media ishte që prokuroria e shtetit të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve nga persona që dëmtojnë procese kaq jetike dhe delikate, duke rrjedhë çerek informacione që janë konfidenciale”.

Ju pëlqen!

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka mandat mbi Prokurorinë e Shtetit. Veprimet e Prokurorisë janë të pavarura. Këto janë pushtete të ndara. Ata që nuk e kanë të qartë këtë, ose njëmend nuk e dinë ose kanë ngecur para 14 shkurtit, kur edhe mund të ketë pasur ndërhyrje të tilla në punën e prokurorisë. Qeveria asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk tenton të pengojë punën e medias apo të lëndojë lirinë e shprehjes”.

Lexo po ashtu:  Merrini ç’morët dhe ikni! Për atë Zot ikni!
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!