1. Nëse është e nevojshme, ndërhyni për të nxjerrë fëmijën nga zona e rrezikshme, por mbani veten për të mos lëshuar të bërtitura për të cilat më vonë do të pendoheni.

2. Nuk është urgjente. Nëse mdodheni në situata ku tensionoheni shumë për fëmijën dhe mendoni se duhet të veproni menjëherë, qetësoni veten dhe thuajini vetes që nuk ka asnjë gjë urgjente për të cilën duhet të shqetësoheni.

3. Mundohuni të flisni me tone të qeta. Largohuni një moment nga fëmija për tu qetësuar dhe më pas rimerrni situatën në dorë.

4. Bëj çdo gjë që të qetëson apo të largon inatin. Merr frymë thellë disa herë, lëviz, shkund krahët, fresko fytyrën dhe jepi vetes kurajë që do ia dalësh çfarëdo lloj qoftë problemi.

5. Ndrysho mendimet që të ndryshosh ndjesitë. Nëse mendoni se fëmija juaj është një llasticë që kur të rritet do bëhet shumë problematike, sigurisht që nuk mund të qetësoheni. Mundohuni më mirë të fokusoheni te pikat e mira të fëmijës suaj.

6. Kur të jeni qetësuar, afrojuni fëmijës për të vendosur disiplinën dhe rregullat e duhura në mënyrë sa më empatike.

7. Kur të dyja palët janë të qeta, flisni me fëmijën për atë çka ndodhi. Qëllimi juaj është ta ndihmoni atë të kuptojë ndjesitë e veta dhe të përmirësojë mënyrën e tyre të të shprehurit.

8. Kur të jeni të dy të qetë dhe të rilidhur me njëri-tjetrin, filloni të edukoni. Kujtojeni fëmijën tuaj se pavarësisht se ju jeni e interesuar për gjëndjen e saj emocionale, është përgjegjësia e saj të menaxhojë sjelljet.

9. Parandalimi është ilaçi më i mirë. Kujdesuni për veten që të mos arrini në situata të tilla tensionuese. Flisi me shoqe për prindërimin, krijoni kohë për tu çlodhur gjatë ditës dhe për të qeshur me fëmijët tuaj.

10. Ushtrohuni derisa ta arrini. Mundohuni ta kapni veten para se të bërtisni dhe ndaloni. Me vetëdije pushoni, edhe nëse ju kujtohet pasi keni filluar të bërtisni. Nuk është turp apo thyerje autoriteti. Në këtë mënyrë ju i mësoni fëmijës suaj vetëkontrollin.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]