Kompania Canine Cottages është munduar të gjejë përgjigje rreth sjelljeve dhe ndjenjave të qenve. Kjo kompani ka matur rrahjet e zemrës së qenve për të zbuluar se si reagojnë ata në udhëzimet që u jepen.

Zbulimet e tyre tregojnë se kur u thuhet qenve “të dua”, rrahjet e zemrës së tyre do të rriten për 46.2 për qind.

I njëjti eksperiment i bërë nga Canine Cottages ka treguar se po ashtu rrahjet e zemrës së njeriut rriten për 10.4 për qind kur shohin qentë. Nëse qeni juaj ndjehet i mërzitur, përqafimi që i bëhet nga njeriu i ulë rrahjet e tyre me 22.7 për qind.

Ju pëlqen!

Në mesin e dhjetë shenjave të pëlqimit të qenit ndaj njeriut, Canine Cottages numëron këto: lëpirja dhe puthja, përqafimi, përshëndetja, kërkimi, kërcimi lart, etj.

Nëse e zë qenin duke i shkatërruar gjërat tua personale, nuk duhet të shfaqni nervozë, përcjell Bored Panda. Kjo mund të jetë shenjë e dashurisë. Ata mund të përtypin gjërat, por kjo tregon se ai kërkon vëmendje.

Kur qeni juaj ndjen se i mungoni, ai kërkon gjëra që mbajnë erën tuaj. Përtyja e saj pastaj mund ta relaksojë atë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!