Qentë në SHBA po trajnohen për të zbuluar Covid-19 te pacientët, për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë koronavirus

Në programin e provës, të drejtuar nga Shkolla e Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Pensilvania, tetë qen do të aftësohen gjatë tre javëve për të nuhatur koronavirusin nga mostrat e urinës dhe pështymës.

Dr Cynthia Otto, një profesoreshë në Universitetin e Pensilvania, tha në një deklaratë, se qentë tashmë kanë aftësinë të nuhasin kushtet e tjera të rrezikshme.

“Qentë për zbulimin e aromave mund të zbulojnë me saktësi përqendrime të ulëta të komponimeve organike të paqëndrueshme, të njohura ndryshe si VOC, të shoqëruara me sëmundje të ndryshme si kanceri i vezores, infeksionet bakteriale dhe tumoret e hundës. Këto VOC janë të pranishme në gjakun e njeriut, pështymën, urinën ose frymë, “tha ajo.

Studimi shpreson se qentë do të jenë në gjendje të ndihmojnë në trajtimin e pandemisë, duke identifikuar pacientët me koronavirus, edhe nëse janë asimptomatikë.

Dr Otto shtoi se ndikimi i mundshëm i këtyre qenve dhe aftësia e tyre për të zbuluar Covid-19 mund të jetë thelbësore.

Ky nuk është studimi i parë për të parë nëse qentë mund të aftësohen për të nuhatur koronavirusin tek pacientët, pasi në Mbretërinë e Bashkuar, universiteti Durham, së bashku me bamirësinë Dogs Detection Medical dhe Shkolla në Londër e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, filluan studimet për mundësinë muajin e kaluar .

Sipas një projekti gjurmimi të organizuar nga Universiteti Johns Hopkins, tani ka mbi një milion njerëz që kanë testuar pozitivisht për koronavirusin në SH.B.A. Numri i vdekjeve ka arritur të paktën 68,406.