Një qen ujk i shpëtoi jetën pronarit të tij i cili pësoi një goditje në tru. Ujku femër fillimisht i lëpiti fytyrën pronarit të shembur përdhe, e më pas e tërhoqi zvarrë nëpër dhomë deri te telefoni.

Kështu, burri arriti të thërriste një ambulancë, e cila i shpëtoi jetën. Bryan tani është duke u shëruar në një spital në New Jersey ndërsa shoku i tij besnik është në shtëpi me familjen e tij dhe ata “flasin” përmes një thirrjeje video çdo natë, duke pritur ditën e takimit.

Qeni është 6 vjeç dhe Bryan e birësoi atë disa muaj më parë nga një azil, ku ajo përfundoi pasi u çua atje nga pronarët e parë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.