Një qen në shtetin e Australisë vlerësohet nga banorët si hero meqë kishte gjurmuar në vendet të cilat ishin të përfshira nga flakët me qëllim gjetjen e koalave.

Qeni kishte zbuluar 10 koala të cilat u kishin mbijetuar flakëve.

Njëra nga koalat e cila ishte gjetur, sipas autoriteteve në Australi, ishte në gjendje të rëndë meqë ishte dehidratuar dhe kishte humbur peshë mirëpo nuk ishte prekur nga zjarri.

Ju pëlqen!

Ajo ishte dërguar në spitalin e kafshëve për trajtim. Autoritet në Australi theksojnë se ekipet e shpëtimit e kanë të vështirë që të gjejnë koalat të cilat kanë shpëtuar nga zjarri meqë ato ngjiten lartë në drunj dhe kamuflohen duke bërë më të vështirë që t’i vërejë syri i njeriut.

Pasi të jetë konstatuar se zonat nuk janë të rrezikshme nga zjarri atëherë dërgohen qentë e shpëtimit me qëllim gjetjen e tyre.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!