Nga kodra në të cilën NATO me “bomba tapet” mbuloi repetitorët e ushtrisë së Jugosllavisë në vitin 1999 si të “ pëllëmbë” shihen Mitrovica, pjesë të Zveçanit dhe Zubin Potokut edhe fshatra të Leposaviqit.

Rreth 8 kilometra nga Mitrovica kur nisesh kah Prishtina në anën e majtë ndodhet kodra ku autoritetet e Prishtinës planifikojnë ndërtimin e bazës moderne ushtarake për “ushtrinë e ardhshme të Kosovës”. Ky lokacion ndodhet në malet e Bajgorës dhe ka lartësi 1 mijë e 10 metra dhe baza planifikohet në 191 hektar në modelin e Bondstillit amerikan. Kodra e Cernushës është vendi ku ndodheshin repetitor të ushtrisë së Jugosllavisë dhe që u bombarduan pa mëshirë nga NATO në vitin 1999, ku akoma flitet se aty janë hedh mijëra ton uranium të varfëruar dhe prej nga shihen pjesë nga të gjitha qytetet në veri.

Me arrit në Cernushë nuk është e thjeshtë, mbase për shqiptarët që shkojnë në piknik po, por jo për taksistët që nuk kanë guxuar të afrohen rrethojave me tela gjembor, ku planifikohet ndërtimi i bazës. Ditën që ishim atje ishte dite me borë të imtë dhe ngrica, rrugës kishte shtëpi të ndërtuara dykatëshe, pemishte, stalla. Hyjmë në oborr ato janë të zbrazëta dhe nuk është e “këndshme” të lëvizet në Cernushë, vendi që mund të bëhet kërcënim për gjithë Ballkanin. Në poligonin në kodër kanë kryer gjuajtje ushtarë të Jugosllavisë, ku nxënësit kanë gjuajtur me pushkë ajrore, sikurse edhe policët gjatë stërvitjeve.

Ju pëlqen!

Me hyrjen e NATO-s, në këtë vend stërvitje kanë kryer Policia e Kosovës, pjesëtarë të UNMIK-ut, KFOR-it , EULEX, tash aty bëhen gjuajtje edhe nga FSK, në mbishkrimin tri gjuhë.

Nuk guxuam të shkojmë më afër, por shihet poligoni, kontejnerët ndërsa më lartë antenat për TV sinjale edhe operator telefonik, prej nga shihen qyteti, oxhaku i Trepçës dhe afërsia ku do vendoset kjo bazë.

Kthehemi në Mitrovicë, por tash shfrytëzojmë rrugën ka fshatrat tjera përmes Zhazhës edhe Boletinit, sipas të cilit do emërohet baza, përkatësisht Isa Boletini që njihet për kryengritjet. “Ne jemi edhe ashtu të rrethuar, por kur të na nisen nga Cernusha.. qe 21 vjet kemi frikë por tash është ndryshe, na kanë në sy çdo moment” thotë një i ri që bënë këtë rrugë shpesh, por që nuk do të identifikohet.

Pak kush do që të flet rreth çështjeve të “rrëshqitshme” , ku janë NATO e KFOR që nuk e dënojnë, nuk reagojnë „KFOR sikur reagoi, po ata aty bëjnë stërvitje prej ardhjes. Nuk do ketë aty vetëm FSK por edhe amerikan si mentorët e tyre, marinsa edhe gjerman”, thotë një banor i lagjes boshnjake, prej nga shihen Cernusha, Shupkovci, Kçiqi, por edhe Lipa dhe varret e rrëzuara serbe.

Serbët besojnë se Beogradi nuk do lejoj lehtë të arrij kjo “përndjekje”. “Besojë në Beogradin dhe fjalët e Vuçiq para disa dite se Serbët e dinë se Beogradi do të përgjigjet” shprehet një punonjëse marketi në Mitrovicë, që shprehet se nga Cernusha “me snajper mund të shenjtërojnë edhe lepurin”.

Baza do jetë operative për 3 deri 5 vjet ka thënë për “politika” Veroljub Petroniç na organizata “Qendra Humane e Mitrovicës” pjesëmarrës në forume në Bruksel, Federatën Ruse, Hungari, Bullgari etj..

“Në mënyrë strategjik shumë lehtë mund të merret sektori veri, nuk duhet harruar rreth 40 drejtime alternative në këtë hapësirë, prej nga hyhet në territorin e Kosovës. Po kjo është kërcënim për veriun dhe gjithë Ballkanin, sepse me sistem kundërajror PVC me rreze mesme ndikon në krejt regjionin. Prej aty ka një hapësirë ajrore prej 35 kilometra deri në Kopaonik. Kjo bazë do ndërtohet me logjistikën e KFOR-it, jo nga të gjitha vendet por sigurisht nga Amerika e Gjermania, por shtrohet pyetja sa do investohet. Nëse duan bazë të vërtetë duhen qindra milionë euro” tha Petroniç duke shtuar se “Prishtina ka frikë nga forcat ushtarake serbe, që është një nga shkaqet e ndërtimit pikërisht këtu të bazës”.

Në kurorën e maleve nga Cernusha ka fshatrat shqiptare të Leposaviqit deri në Koshtovë ku ndodhet poligoni dhe heliodromi.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.