Edhe nëse jeni një person aktiv, shtimi i kohës që shpenzoni duke qëndruar në këmbë çdo ditë mund ta ulë dhe më shumë riskun për tu bërë obez, sipas një studimi nga Shoqëria Amerikane e Kancerit.

Studiuesit analizuan të dhëna nga më shumë se 7000 pacientë, të moshës nga 20 në 79 vjeç, dhe vlerësuan lidhjen mes kohës së qëndrimit në këmbë dhe rrezikut për të zhvilluar obezitet. Ata vëzhguan matje specifike, si indeksi i masës trupore, perimetri i belit, përqindja e masës dhjamore në trup dhe sindromi metabolik, një grup faktorësh që rrit riskun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit.

Pjesmarrësit nuk kishin histori të problemeve kardiovaskulare, goditjes në tru apo kancerit. Secili person plotësoi një pyetësor rreth sa kohë në ditë shpenzonin në këmbë gjatë aktiviteteve të përditshme, si puna dhe punët e shtëpisë. Ky informacion u bashkua me sa gjatë dhe shpesh këta persona bënin aktivitet fizik, si ecje, vrap, not dhe ecje me biçikletë.

Rezultatet zbuluan se burrat që i plotësonin udhëzimet bazike për aktivitetin fizik dhe qëndronin në këmbë një të katërtën dhe tre të katërtat e kohës kishin respektivisht, 57% dhe 64% më pak mundësi për të zhvilluar obezitet. Edhe pse studimi nuk vërtetoi se qëndrimi në këmbë ishte arsyeja kryesore për një peshë më të ulët, duket se bërja e një jete më aktive dhe qëndrimi në këmbë kur të jetë e mundur, mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit.