Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka nisur prej një jave fushatën “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”.
Thirrja për përfshirje në këtë fushatë është për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të kontribuojnë si vullnetarë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen në Kosovë në javët në vijim.

Të gjithë personat e interesuar për t’u angazhuar në këtë fushatë janë të lutur të plotësojnë Formularin e Aplikimit për Vullnetar dhe ta dorëzojnë atë të plotësuar në formë elektronike në adresën: lvvshqiperi@gmail.com, ose fizikisht tek Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri. Tel: +355 44 50 4588 ;Adresa: Rr. e Barrikadave, Vila 158, shk. 1, Kati II, Tiranë. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...