A i reziston imunitti i trupit të njeriut variantave të reja të virusit? Në të vërtetë, format e mutuara të virusit mund të jenë pjesërisht rezistente ndaj mbrojtjes së antitrupave dhe kjo nga ana tjetër do të vinte në pikëpyetje disa ndërmarrje aktuale të imunizimit përmes vaksinave.

Por ka edhe një lajm të mirë: një studim kërkimor e vë në pah se përveç antitrupave ekzistojnë edhe forma të tjera të mbrojtjes nga virusi të vetë trupit. Në veçanti, shkencëtarët shpresojnë që qelizat T – një grup qelizash imune – ndihmojnë trupin dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara nga virusi, dhe ashtu të ofrojnë një imunitet ndaj Covid-19 edhe nëse antitrupat do të bëhen më pak efektivë në luftimin e sëmundjes.

Shkencëtarët aktualisht po analizojnë të dhënat e disponueshme dhe po kanë gjetur prova që qelizat T mund të ndihmojnë në ruajtjen e imunitetit të qëndrueshëm. “Ne e dimë që antitrupat ka të ngjarë të jenë më pak efektivë në betejën kundër virusit, por qelizat T mund të na shpëtojnë”, thotë Daina Graybosch, një analiste e bioteknologjisë e SVB Leerink në New York City. “Ka kuptim biologjik. Ne nuk i kemi të dhënat finale, por mund të shpresojmë “.

Ju pëlqen!

Përveç antitrupave, sistemi imunitar prodhon edhe një varg të qelizave T që luftojnë viruset. Disa prej tyre, të quajtura qeliza T “vrasëse” ose qeliza T CD8 +, i kërkojnë qeliza e infektuara me virusin dhe i shkatërrojnë ato. Të tjerat, qelizat ndihmëse T ose qelizat T CD4 +, janë të rëndësishme për funksione të ndryshme imune, përfshirë stimulimin e prodhimit të antitrupave dhe qelizave „vrasëse“ T.

Qelizat T nuk parandalojnë infeksionin sepse ato aktivizohen vetëm pasi një virus depërton në trup. Por, ato janë të rëndësishme për të luftuar një infeksion të vazhdueshëm. Në rastin e Covid-19, qelizat T mund të bëjnë dallimin midis një infeksioni të lehtë dhe të rëndë, thotë Annika Karlsson, imunologe në Institutin Karolinska në Stokholm. “Nëse ato janë në gjendje të vrasin qelizat e infektuara me virus para se të përhapen nga trakti i sipërm respirator, kjo ndikon në sëmundje”, thotë Karlsson. Ata gjithashtu mund të kufizojnë transmetimin duke zvogëluar ngarkesën virale tek një person të infektuar.

 

Burimi: Natur
Alban Ademi.
MekuliPress

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.