Sipas një studimi të publikuar në ditarin shkencor New England Journal of Medicine, vaji i kanabisit që gjendet tek bima e marijuanës ka ulur në shumë raste krizat e vrullshme tek fëmijët me epilepsi të ashpër dhe shpesh fatale. Mes fëmijëve që provuan vajin e kanabisit, ulja e krizave ishte 23% më e madhe se sa për fëmijët që marrin ilaçe të zakonshme dhe të lejuara nga mjeku. Këto kriza përfshijnë humbjen e ndërgjegjies, mpirjen e muskujve dhe lëvizjen e pakontrolluar të trupit.

Ky studim ishte i rastësishëm, i paanshëm, i kontrolluar dhe pa asnjë rrezik për provuesit. Kompania farmaceutike GW, përcell MekuliPress, është një kompani që merret me zhvillimin e mjekimeve me kanabis dhe kjo kompani ndihmoi edhe në subvencionimin e studimit.
“Pas 3.800 vitesh që vaji i kanabisit përdoret për epilepsinë, ne më në fund kemi prova të forta” – u shpreh Dr. Orrin Devinsky, drejtuesi i këtij studimi. Kërkimet e tij të mëparshme tregojnë se kanabisi është përdorur 1.800 vite para krishtit, në Sumeri, për të mjekuar epilepsinë, ndërsa neurologët e periudhës Viktoriane një farë indiane të kanabisit për të njëjtin qëllim.

Pavarësisht rezultateve pozitive, mbi atë që cilësohet edhe si sëmundja e tokës, shumica e pjesëmarrësve në studim patën efekte anësore ku përfshihet vjellje, lodhje, diarre dhe probleme me mëlçine, edhe pse asgjë serioze me shëndetin.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.