Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar mundësia e një aleance ushtarake me Kinën, nuk mund të përjashtohet në të ardhmen. Ai ka folur për këtë çështje pasi është pyetur gjatë një videokonference me ekspertë të politikës së jashtme, ndërkohë që deri më tani Rusia dhe Kina kanë vlerësuar partneritetin strategjik, por kanë përjashtuar opsionin e një aleance.

“Teorikisht ne nuk kemi nevojë për aleancën ushtarake me Kinën, por është shumë e mundshme që kjo gjë të imagjinohet”, tha Putin.

Presidenti rus ka vënë në dukje faktin se Rusia i ka shitur Pekinit teknologji me rëndësi strategjike që kanë ndihmuar fuqizimin e ushtrisë kineze, pa saktësuar se për çfarë bëhet fjalë.

“Koha do tregojë sesi do të shkojë bashkëpunimi mes nesh”, ka thënë Putin.

Deklarata vjen ndërkohë që SHBA ka njoftuar strategjinë e partneritetit si pjesë të doktrinës së sigurisë, në kuadër të së cilës India prezantohet si aleati kryesor i SHBA në zonën e Azisë. Po kështu pak kohë më parë Rusia dhe SHBA ranë dakord të bëjnë diçka për shpëtuar traktatin e reduktimit të armëve strategjike që skadon në shkurt 2021. Rusia nuk ka paraqitur kushte për ripërsëritjen e këtij dokumenti, por SHBA kërkoi që në të të përfshihet edhe Kina. Pas refuzimit të Pekinit, SHBA pranoi zgjatjen me një vit të traktatit.