Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se për sa kohë do jetë ai në Kremlin, martesa gay nuk do të legalizohet.

“Po e përsëris: për sa kohë jam unë president kjo nuk do të ndodhë. Ka për të vazhduar me babi dhe mami,” është shprehur Putin gjatë një mbledhjeje me komisionin shtetëror për ndryshimin e Kushtetutës.

Mediat po ashtu raportojnë se po diskutohet që në Kushtetutën e re të përfshihet norma e moslëshimit të territoreve, një përcaktim që thuhet se synon të bllokojë a priori kërkesat e Japonisë dhe Ukrainës.

Lexo po ashtu:  Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri: Shembet një hotel
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!