Vladimir Putin ne Siri
 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paraljmëruar Perëndimin që të mos kalojë atë që e quajti “vijë e kuqe” pasi një gjë e tillë do të provokonte një përgjigje “të ashpër, asimetrike dhe të shpejtë”.

Putin i bëri komentet gjatë fjalimit të tij vjetor drejtuar kombit, fjalim që është marrë kryesisht me pandeminë dhe situatën ekonomike në vend. Por kreu I shtetit rusk a kujtuar se politika e Perëndimit me sanksionet po kthehet në diçka të rrezikshme që po afrohet në rajone kufitare me Rusinë si Bjellorusia dhe Ukraina, të cilat kuptohet qartë se janë edhe vija e kuqe e përmendur nga Putin që kërkon kështu të ruajë status quonë e kontrollit politik mbi këto dy vende.

“Përdorimi i sanksioneve të padrejta po çon drejt një gjëje shumë më të rrezikshme: një përpjekje për grusht shteti në Bjellorusi…Ne nuk duam të djegim ura, por nëse dikush interpreton synimet tona të mira si dobësi, reagimi ynë do të jetë asimetrik, i shpejtë dhe i ashpër. Do ta vendosim vetë në secilin rast se ku është vija e kuqe…Organizatorët e çdo provokimi kundër Rusisë do të pendohen për veprimet e tyre si kurrë më parë”, ka thënë Putin.

Ju pëlqen!

Komentet e Presidentit rus vijnë ndërkohë që Perëndimi ka ngritur shqetësimin për përqendrim të mbi 150 mijë trupave ruse në kufi me Ukrainën, e cila sipas pretendimeve ruse furnizohet vazhdimisht me armë për t’u përgatitur për konfrontim me Moskën.

Po kështu në disa media, sot ka rrjedhur një memo e Ministrisë ukrainse të Mbrojtjes sipas të cilës stërvitjet ushtarake ruse aktualisht mbulojnë 27% të sipërfaqes së Detit të Zi, praktikisht në kontroll të ujërave ndërkombëtare. Po kështu i njëjti dokument vë në dukje se Rusia ka vendosur radarë në infrastrukturën civile në zonat e Ukrainës Lindore që shërbejnë për të njoftuar ushtrinë. Vetë ky dokument e cilëson përqendrimin ushtarak rus në kufi si veprim diversiv nga problemet e brendshme ku sipas mediave perëndimore po fermentohet një krizë e thellë politike që implikon edhe menaxhimin përherë e më të vështirë të çështjes “Navalny”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.