Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar sërish situatën në Ukrainë sot me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz përmes telefonit. Lajmin e bën të ditur Kremlini.

Një zyrtar i qeverisë gjermane konfirmoi gjithashtu diskutimet, duke thënë se Scholz dhe Macron i bënë thirrje Putinit që të zbatojë menjëherë një armëpushim. Më herët gjatë ditës së sotme ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologun e tij ukrainas në Antalia me synimin për të arritur negociata.

Sipas asaj që deklaroi Dmitry Kuleba pas takimit të tij me Lavrov, u diskutua një armëpushim 24-orësh, por nuk u arrit asnjë përparim.

Ju pëlqen!

 “Duket se të tjerë po marrin vendime për këto çështje në Rusi,” tha ai.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.