Shpërndarja e madhe në botë e koronavirusit ka bërë që njerëzit të hynë në panik.

Në shumë vende të botës, përveç produkteve higjenike, atyre mbrojtëse nga koronavirusi dhe të tjera është rritur edhe numri i shitjes së prezervativëve.

Nëpër rrjetet sociale njerëzit kanë pyetur nëse mund të merrni koronavirusin nga seksi, puthjet ose kontakte të tjera intime.

Ju pëlqen!

Përgjigja e shkurtër e ekspertëve është se: “Ajo që ne dimë deri më tani është se COVID-19 është i pranishëm në sekrecione të frymëmarrjes”.

Për shkak se këto sekrecione mund të barten nga një person i infektuar në tjetrin, ekspertët kanë dekurajuar përshëndetjen me puthje.

Puthja sipas dr.Englund është mënyra më e lehtë për përhapjen e virusit COVID19 sa i përket kontakteve intime.

Sa i përket pyetjes nëse koronavirusi është i pranishëm në pjesët intime të njerëzve është e panjohur ende për ekspertët, por aktiviteti seksual gjithësesi shton rrezikun e prekjes nga koronavirusi.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!