Me siguri, gjithkush ka dëgjuar për Napoleon Bonaparten, gjeneralin ushtarak dhe perandorin e parë të Francës, që konsiderohet si një nga udhëheqësit më të mëdhenj ushtarakë në botë.

Por me siguri, jo të gjithë e dinë se i famshmi Napoleon Bonaparte, kishte frikë nga macet. Macet i shkaktonin të dridhura deri në kockë Napoleonit. Nuk dihet pse i kishte kaq shumë frikë, por dihet se shikimi i një maceje i shkaktonte atij panik. Dhe kjo nuk i ka ndodhur vetëm Napoleonit. Shumë liderë që kanë provuar të sundojnë botën kanë pasur frikë nga macet, duke përfshirë këtu Hitlerin, Musolinin dhe Jul Çezarin.

E çuditshme, por e vërtetë. Pushtoi një Evropë të tërë, dhe kishte frikë nga macet…

Ju pëlqen!

Jeta e hershme

Napoleon Bonaparte ka lindur më 15 gusht 1769, në Ajaccio, Korsikë, Francë. Napoleoni ishte i katërti nga fëmijët në familjen e tij.

Napoleoni studio në kolegjin ushtarak të Brienne, për pesë vjet, përpara se të shkonte në Akademinë Ushtarake në Paris. Në 1785, ndërsa Napoleoni ishte në akademi, babai i tij vdiq nga kanceri i stomakut. Kjo bëri që Napoleoni të bëhej kreu i familjes. Duke u diplomuar nga akademia ushtarake, Napoleoni, u bë nëntoger i artilleries dhe u kthye në Korsikë në 1786.

Napoleoni dhe familja e tij u zhvendosën në Francë. Kthimi i Napoleonit në Francë nga Korsika filloi me një shërbim me ushtrinë franceze, ku ai u bashkua me regjimentin e tij në Nice në qershor 1793.

Ngritja e Napoleonit në fuqi

Trazirat e Revolucionit Francez krijuan mundësi për liderë ambiciozë ushtarakë si Napoleoni. Udhëheqësi i ri tregoi shpejt mbështetjen e tij për Jakobinët, një lëvizje politike të majtë.

Në vitin 1792, tre vjet pas fillimit të Revolucionit, Franca u shpall republikë; vitin e ardhshëm, Mbreti Luigi XVI u ekzekutua. Në fund të fundit, këto akte çuan në ngritjen e Maximilien de Robespierre dhe atë që ishte, në thelb, diktatura e Komitetit të Sigurisë Publike. Vitet 1793 dhe 1794 u njohën si Mbretërimi i Terrorit, në të cilin u vranë më shumë se 40,000 njerëz. Përfundimisht, Jakobinët ranë nga fuqia dhe Robespiere u ekzekutua.

Pas rënies së Robespierrit, Napoleoni fitoi emër si shpëtimtari i qeverisë nga forcat kundër revolucionare. Për përpjekjet e tij, Napoleoni u emërua shpejt komandant i Armatës së Brendshme. Përveç kësaj, ai ishte këshilltar i besueshëm i Drejtorisë për çështjet ushtarake.

Kodi civil

Napoleoni bëri disa reforma në ekonominë e vendit, sistemin ligjor dhe arsimin, madje edhe Kishën, pasi rivendosi katolicizmin romak si fe shtetërore. Ai gjithashtu negocioi një paqe evropiane, e cila zgjati vetëm tre vjet para fillimit të luftërave. Në 1802 ai u zgjodh konsull për jetën, dhe dy vjet më vonë ai u shpall perandor i Francës.

Më 21 mars 1804, Napoleoni themeloi Kodin Civil Francez, pjesët e të cilit janë ende në përdorim në mbarë botën sot. Kodi lejoi lirinë e fesë dhe deklaroi se punët e qeverisë duhet t’u jepen më të kualifikuarve. Kushtet e kodit janë baza kryesore për shumë kodet e vendeve të tjera në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Luftërat e Napoleonit

Luftërat zgjatën nga 1803 deri në 1815. Në vitin 1803, pjesërisht për të mbledhur fonde për luftë, Franca shiti Territorin e saj të Amerikës së Veriut në Shtetet e Bashkuara për 15 milionë dollarë, një transaksion i njohur si blerja e Luizianës. Napoleoni nisi pastaj luftë me Britaninë, Rusinë dhe Austrinë.

Fitoret e njëpasnjëshme bënë që perandoria franceze të zgjerohej deri në Holandë, Itali, Napoli, Suedi, Spanjë dhe Vestfalinë.

Beteja e Vaterlosë dhe fundi i Napoleonit

Beteja e famshme e Vaterlosë, që e mori emrin nga vendi ku u zhvillua në Belgjikë, vuri përballë perandorin e Francës, me një ushtri të përzier me britanikë dhe prusianë, dy herë më e madhe se ushtria franceze.

Ajo është njëra nga betejat më të mëdha të historisë moderne, e cila vulosi fatin e kontinentit të vjetër, duke zbritur nga froni Francën, fuqia më e madhe e kohës dhe duke shënuar rënien e Napoleon Bonapartit, njërës prej figurave më të mëdha të historisë së njerëzimit.

Beteja e Vaterlosë është beteja më e përgjakshme botërore ku u vranë me mijëra ushtarë francezë. “Një Vaterlo e vërtetë”, përdoret në rastet e një humbje të madhe njerëzore, por edhe për një çështje të humbur kot nga drejtimi dhe organizimi i dobët.

Këtu Napoleoni abdikoi për herë të dytë dhe e internuan në ishullin e largët Shën-Helenë ku dhe vdiq më 05 Maj 1821. Hiri i trupit të tij u soll në Francë më 1840 dhe u vendos në Panteon.

Edhe pse jeta e tij pësoi shumë ulje e ngritje, Napoleon Bonaparti hyri në histori si djaloshi që i sfidoi të gjithë dhe arriti majat nga hiçi. Sot ai kujtohet si një nga strategët dhe udhëheqësit më të mëdhenj të historisë njerëzore.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.