Kryeministri Edi Rama shpërndan në Facebook një pamje ajrore nga Kepi i Rodonit nën etiketën: Beautiful Albania. Zoti Rama vazhdon kështu propagandimin e Shqipërisë turistike, propagandë që po nab ëhet së fundmi në mënyrë bajate edhe nga gazetarë që bredhin anembanë vendit e na tregojnë përvojën e tyre nën autoritetin e vetëshpallur të një këshille për të vizituar të njëjtat vende.

Mirëpo në Kep të Rodonit që shpallet si pasuri e Shqipërisë nuk shkon dot sepse është privatizuar. Ka madje raportime se mundet edhe të hash ndonjë dorë dru po bëre foto e nuk paguan, ndaj z. Rama ka rrezikuar me këtë foto dhe i ka shpëtuar ndonjë huri të shëndetshëm.

E ndaluar është edhe Kakomeja, të hapin udhë ma para. Por të ndaluara janë edhe Jali, Dhërmiu e Vunoi me Qeparonë, në kuptimin se aty duhet të paguash për atë që ka qenë pasuri publike.

Ju pëlqen!

Ndaj nuk është e qartë se çfarë do të thotë z. Rama përveç se dëshmon prirjen për kartolinist.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!