Nga: Kastriot Qema

Një nga shfaqjet më të vërtetë të Teatrit, e ndoshta në historinë e ekzistences së tij si emblema kulturale e qytetit, u luajt këto ditë nga aktorët politik, kriminal – apo figura kriminale me aftësi  aktrimi në zbatim të projektit denigrues socio-kulturor,  kjo jo në rolin e personazhit artistik por në rolin më autentik të aktorit joartist por sadist.

E,  në vijim si në çdo skenë spektakli shpërfaq personazhët e saj pozitiv e negativ, ku qëllimi është që publikut t’i jepet afekti i dualiteti midis sublimes dhe shëmtirës, nga ku përveç shijës estetike, publiku përcepton shfaqjen nga pozita e spektatorit pa pasur nevojë që trishtimin ta përjetojë në jetën reale, ligësinë si qasje apo sublimen si castësi rastësore, koicidencë. Ekzigjenca dëfton nevojën që publiku ta vështroje këtë shfaqje në përmbysje – nuk janë artistët që imitojnë figurën e munguar të personazhit artistik, por janë pikërisht personazhet që imitojnë praninë e vërtetë të njeriut në aktrim, – nën zhvillimin e ngjarjes më teatrale që publikja jonë ka pasur ndonjëherë; personazhi imiton njeriun në akt. Përpjekja për të zhdukur Teatrin, dhe për ta shembëllyer realisht e konkretisht  sublimen e shëmtirën, tanimë jo në art por në ekperisencën reale njerëzore, është nga aktet me kriminale që një entitet ndërmerr, përkatësisht pushteti, qeveria pushtetare shqiptare.

Ju pëlqen!

Natyrshëm, do të duhej të ndodhte e kundërta: Teatri nëpërmjet personazhit artistik , ndër të tjera, për mision ka edukimin e qytetarit në mënyrë që, njeriu mos ta sprovojë të ligën në kurriz të vetë,  por ja që nuk mjafton arti si afekt simbolik e fatëkeqësisht thirret jeta si akt në efekt që ta edukojë Teatrin si art në fatalitet. Paçka se pasojat sociale mund të jenë fatale; personazhi është i rikuperueshëm, i zhvendosshëm, i lëvizshëm, i përmisueshëm e i montueshem… ndërsa,  jeta ka vetëm një aftësi , në mos të jetohet – të vdesë. Përvojimi i sprovës zhduk aftësine artistike dhe shpreh  dhunimin  si mjet i forcës në sferës publike. Shpërfytyrim! Zhdukja e Teatrit fton ligësinë në aksione publike dhe izolon sublimen, virtytin, në ngurtësi mitike. Tëhuajzim!

Përmbysja se prapthi ku personazhi imiton ligësorin origjinal, personin njerëzor, dhunon ontoligjikisht subilimen, aksidentalisht por jo rastësisht i kundërvihet shëmtirës, për rrjedhojë zbardh nocioni i kontradiktës – personi i rezistencës, protesta.

Përdhunimi i vlerave të përbashkëta, qytetit.                                                                A thua se djalli  mëson dredhitë nga njeriu që për pasojë të shfaqet engjëlli në mbrojtje të vesit, virtutit djallëzor!!!

Siç e thamë dhe më lartë, Teatri, publikja ku e vërteta hetohet në art e na shfaqet në skenë, këmbimtasi skena na imponon teatral në jetët tona. Ngjarja ndodh, jeta shembet prej vërteti. Personazhi përthith aktorin edhe pse joartist që demonstron hapur e shkoçur origjinalin e të shëmtuarës dhe të sublimes. Gjymtimi e çëmtimi i të bukurës përshfaq të shëmturën, rrjehdimisht prodhon kontradiktën e nocioneve realisht reale. Përfytyrimi zhvendos krijimtarinë në ndihmë të së ligës në vend të artistikës. Skena e krimit! Zbythet arti, thirret beteja. Zhduket personazhi ftohet qytetari. Eliminohet shpirti , krijohet konflikti. Trazimi i ujërave të qetë sitë cilësinë e rezervuarit.

Shfaqja nuk është më afekt artistik por efekt poltik. Konflikti rregjistron ngjarjen. Estetika ndodh kur ngjarja kryhet.

E në gjithe këto zhvillime ku ballafaqohen e liga dhe e mira, pushteti e qyteti, diktatori e intelektuali, mizori e njerëzori, polici e civili, burgu e rezistenca, na vjen për bajat edhe një element shtesë – mediabanal apo mediamilet.

Dijetari Publik

Misioni i medias si një ndër pushtet që gararanton funksionimin e demokracisë dhe mbulimin e informimit publik është kthyer tashmë tërësisht në një organ funktiv pa përmbajtje.

Çmontohet e montohet hera – herës si përceptimi dhe përceptuesja e së vërtetës. Tanimë mjafton ku  çdo personi që gervallet e pisket në shesh,  media i afrohet menjëherë me aparatin e vet mendjehelmues, mendjeshkrues e fatëkeqësisht konceptshterues. Mjafton për të që ajo t’i drejtojë një mirkofon policit dhunues, individit shëlbues apo civilit burgvuajtës dhe menjëhershëm legjitimon publikun dijetar apo dijetarin publik.

Tashmë, ky apo ai, polici  apo civili, funksionari apo qytetari, gjykatësi apo avokati, protestuesi apo poltikani, çdonjëri sërviret si i gjithëdituri, i duhuri, i orientuari e orientuesi psikologjik e intelektiv  i publikës sonë gjithë përfshirëse; politike, akademike, filozofike, morale e civile. Mjaft që dikush të gërthas e ne i ofrojmë një mikrofon, dhe, çdokujt që i japim një hapësirë televizive e presim dhe e shpresim si mendimtarin, vizionarin, demoktratin, politikanin , liderin, njeriun, të diturin, të ndriturin, të fuqishmin, trimin, diktuesin, motivuesin e shpëtimtarin –  i cili tashmë falë gërvalljes së tij, jeta jonë do ndryshojë. Jo patjetër për mirë.

Kjo shfaqje në kontradiktën e vetë më të plotë si konstante universale në epokën e teknologjisë, pahëson vlerat e saj më të pavlerë. Antivlerë! Pushteti dhunon artin, protestuesi promovon Cherçiz Guevarësin! Teatrali me i vertetë në mungesë Teatri!!!

Çfarë adrenaline!!

Grupet e interesit në shoqërinë tonë, akter të ndryshëm, tërësia kolektive, nuk arrin të pranojë një fakt fare të thjeshte; protestën si procedurë normale në jetën sociale, të drejtën për të prosteuar e refuzuar cdo padrejtësi institucionale e pushtetare, e cila nga ana e saj duket sikur nuk ka impenjim tjetër përveç të grabisë ç’të mundet.

Protesta nuk është qejf!

Tepër e çuditshme si nuk arrihet të përceptohet se misioni i protestës është të demonstrojë rezistencën civile e kushtëtuese ndaj padrejtësive, e jo medoemos të përcjellë me patjetër mesazhe politike e dije publike. Nuk është thjeshtë një e drejtë por gjithashtu detyrë e çdo individi që e ndjen vetën mëndërisht të aftë e mjaftueshëm të pjekur për të bërë rezistencë publike naj dhunës shtetërore. Vetë protesta është akt politik.

Ndërmarrja politike është akt themeltar  e vizionar që lind në lëvizje  me hapa pjerkurie. Akademia  dhe universiteti, nuk janë rastësor e aq më pak castësor. Dija themelohet, nuk zbulohet; po të ishte thesar monetar do ta zbulonim jo në sheshin publik por nëpër skuta të pajetë , meqë dija është thesar intelektiv,  ajo mundet të ndërtohet në polis – politik. Qyteti!

Jeta ka vetëm një aftësi, të vdesë!

Arti ka vetëm një detyrë, të ngjallë ndijorin e jetës.

Protesta ka për virtyt shpresën për qytetin.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!