Me regji të George Gallos, filmi është ripërpunim i projektit kinematografik me të njëjtin emër, të lansuar në vitin 1982 nga Harry Hurwitz.

Në rolet kryesore të këtij projekti vijnë aktorë të shumtë yje të hollywoodit të tillë si: Robert De Niro, Tommy Lee Jones, Morgan Freeman, Zach Braff, Emile Hirsch dhe Eddie Griffin, por pjesë e kastës me një rol të vogël është edhe aktori i shquar shqiptar, Blerim Destani, i cili e portretizon një personazh të quajtur Boris, transmeton Koha.

Xhirimet e filmit “The Comeback Trail” kishin filluar gjatë verës së vitit 2019 dhe kanë zgjatur plot një muaj, në territorin e New Mexicos. Ai e rrëfen historinë e një producenti filmash i cili është në borxhe të mëdha. Ai vendos ta financojë një film me skenar të dobët me shpresën që gjatë xhirimeve, ylli protagonist i këtij projekti do të vritet dhe ai do të mund ta paguajë borxhin e tij ndaj mafisë, nga paratë e policës së sigurimit të aktorit.

Ju pëlqen!

Me t’u publikuar fragmented e para të filmit, Blerim Destani i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta shprehur entuziazmin e tij që është pjesë e një projekti hollywoodian me përmasa të këtilla.

“Shikojeni trailerin e filmit tim të ri ‘The Comeback Trail’. Në të luajnë yjet Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Ishte një nderë të aktroja përkrah këtyre zotërinjve”, ka shkruar Destani në postimin e tij në Instagram.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.