Shërbimet sekrete britanike kanë publikuar për herë të parë mesazhin e fundit radio të njësive të Vermahtit, ushtria e kombinuar gjithëarmëshe e Gjermanisë naziste.

Publikimi është autorizuar nga Qendra Qeveritare për Komunikimet me rastin e 75-vjetorit të fitores mbi nazizmin në Europë.

Mesazhi i fundit është lëshuar nga një toger i quajtur Kunkel dhe i drejtohet si lamtumirë kolegëve të vet. Më 7 maj 1945, ora 7:35 të mëngjesit, Kunkel dërgoi këtë mesazh:

Ju pëlqen!

Trupat britanike hynë në Cuxhaven në orën 14:00 më 6 maj – që nga tani i gjithë komunikimi radio pushon. Ju uroj gjithë të mirat. Mbyllet përgjithnjë – gjithë të mirat – mirëmbetshi, thuhet në mesazh.

Në datën 4 maj u kap një mesazh tjetër, nga një ushtar i dislokuar në bregun danez që pyeste nëse dikush kishte cigare.

Nuk ka cigare, përgjigja e një ushtari tjetër.

Mesazhe që zbulojnë gjendjen në front, por edhe njerëzit pas makinerisë gjermane që nuk çedoi thuajse asnjëherë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!