Historiani i njohur Jahja Drancolli ka publikuar në Facebook, një letër të rrallë autografe të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali. Letra besohet se është shkruar 568 vjetë më parë, përkatësisht më 8 gusht të vitit 1451, citon MekuliPress.com

Përmes një postimi në llograrinë e tij në Facebook, Drancolli ka thënë se letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhën në arkiva të njohura të botës, si: Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd.

“Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore”, ka shkruar Drancolli. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]