Mbrëmë në mesnatë reperi Ledri Vula publikoi albumin e shumëpritur “10/10” për të cilin ka kohë që është duke punuar.

Ky projekt është publikuar në platformat online të muzikës ku nga edhe mund ti blini tani e tutje.

“10/10” përmban gjithsej 15 këngë, ku katër nga to janë në bashkëpunim si: “Ha ha ha” ft. Vig Poppa, “Gjiganta” ft. Mc Kresha, “100” ft. Lyrical Son & Singullar, “Bizzy Bizzy” ft. Gjiko dhe Represent ft. Lumi B & Dj Flow.

Ju pëlqen!

Ndërsa këngët tjera solo janë “10/10”, “Prej inati”, “Kanye”, “Trëndafil i zi”, “100”, “IDK”, “Unë luj mas teje”, “Mos harro me marr frymë”, “Piano Rap”, “History” dhe “Alien”.

Dy nga këto projekte janë publikuar edhe me videoklipe si “Piano Rap” dhe “Prej inati”.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.