Faqja homelandjustice.ru ka publikuar një masë të konsiderueshme të emaileve të kryeministrit Edi Rama, por duket vetëm mesazhet hyrëse. Pra jo ato që ka dërguar z. Rama palëve të treta. Në to ka një komunikim nga më të zakonshmimit e deri te propozime  të ndryshme. Materiali gjendet në faqen e rrjetit në Telegram. Në mënyrë ironike administratorët e faqes njjoftojnë se publikimi është bërë pas një sondazhi.

Duket se mes materialeve nuk ka ndonjë gjë kompromentuese, por është kompromentues vetë aksesimi i postës elektronike zyrtare. Faqja ka njoftuar se do të publikojë edhe komunikime ministrash dhe deputetësh, çka flet për shkallën e dëmit. Tani mbetet vetëm konfirmimi apo përgënjeshtrimi I kryeministrit mbi vërtetësinë e kësaj që publikohet.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.