Kryetari i Këshillit rajonal për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, ka publikuar disa fotografi të shqiptarëve të vrarë ku thotë se janë vrarë nga kryekrimineli siç e quan ai, Oliver Ivanoviq dhe kriminelët e tjerë serbë.

Barani përmes një shkrimi në facebok, ka përmendur dhjetëra raste kur Ivanoviqi ka marrë pjesë kundër shqiptarëve në Mitrovicë.

Ai thotë se, Ivanoviqi ishte kryekriminel çetnik serb i cili ka pirë gjak shqiptari që nga vitit 1990 derisa është vrarë nga bashkëkombësit e tij kriminel.

Sipas Branit, Ivanoviqi morri pjesë në masakrën e 14 prillit të vitit 199 kur janë vrarë 31 shqiptar, pastaj ishte pjesëmarrës me 16 prill të po të njëjtit vit.

Barani thekson se, Ivanoviqi gjithashtu kishte marrë pjesë edhe në masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 dhe në shumë ngjarje tjera të rënda për shqiptarët.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexojeni postimin e plotë të Halit Barani:

Te gjithe ata qe apelojne te nderohet nje krye kriminel siq ishte Oliver Ivanoviqi, ata nuk jane te kesaj toke, nuk shohin pertej hunde, apsolutisht nuk kane pike gjaku te paster shqiptari ne trupin e tyre! Sa per dijenin e te gjithe atyre qe mendojne si Pandeli Majko. Oliveri i tij ishte nje kryekriminel çetnik serbe i cili ka pire gjak shqiptari qe nga viti 1990 derisa eshte vrare nga bashkekombasit e vet bashkekriminel, ai ishte pjesemarres i masakres se 14 prillit 1999 ku u vrane 31 shqiptare kryesisht te rinj ne lagjen e “Kovaçve”, pjesemarres i masakres se 16 prillit 1999 kur u pushkatauan 9 shqiptare ne lagjen “Ura Gjakut”-Mitrovice, ne masakren e 3 dhe 4 shkurtit 2000 ku u pushkataun brenda neper shtepi dhe banesa te tyre 10 shqiptare pese femra e pese meshkuj, ne mesin e tyre nje femije 13 vjeçar u plagosen me arme zjarri 25, u keqtrajtuan shume rende fizikisht 93 shqiptare pa dallim moshe e gjinie, u debuan me dhune 1564 familje me 11364 anetare. Kryekrimineli ne fjale ishte pjesemarres aktiv me bashkekriminelet e tij çetnik serbe neper ofenzive kunder shqiptareve ku vrane pleq e plaka, femije, gra shtatzena, pleq e plaka te paralizuar etj, dogjen fshatra te tera shqiptare, dhunuan shume femra dhe meshkuj shqiptare etj., gjate luftes se UÇK-se 1998 / 99 ne Kosove, ai beri me bashkekombasit e tij kriminel sapastrime etnike ne Mitrovice e gjetiu. Kam shume qka t’ju shkruaj por kesaj radhe me kaq, kryekrimineli u vra nga shoket e vet, bashkekriminel çetnik serbe, besoj se nuk eshte mbetur me vajtu shqiptaret e shqiptarohiqet bene sepse…

Keta trupa te shqiptareve ne kete gjendje jane prej dores se kryekriminelit dhe bashkekriminelve te tij valle a duhet ta vajtojne shqiptaret kete kryekriminel …?! Vajtoni, vajtoni se… /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Image
Image

FOTO GALERI

Image

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur