Publicisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka publikuar një shkëmbim emailesh të që kishte pasur para 16 vjetësh me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Në këto emaile Kurti i quante Veton Surroin e Agim Zatriqin “tiran arrogant”

Në emailin me subjektin “Rezistenca” që i kishte dërguar Kurtit, ku kishte komentuar protestat e organizuara nga Kurti, Lushi i kishte propozuar atij se si ta zgjeronte KAN’in (Rrjetin e Veprimit të Kosovës), duke u koncentruar në aktivistë të moshave të reja.

Shqiptaro-amerikani zbulon emailin e Albin Kurtit, ku Veton Surroin e Agim Zatriqin i quante “tiran arrogant”

Ju pëlqen!

Publicisti shqiptaro-amerikan,Uk Lushi, ka publikuar një shkëmbim emailesh të që kishte pasur para 16 vjetësh me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Në këto emaile Kurti i quante Veton Surroin e Agim Zatriqin “tiran arrogant”

Në emailin me subjektin “Rezistenca” që i kishte dërguar Kurtit, ku kishte komentuar protestat e organizuara nga Kurti, Lushi i kishte propozuar atij se si ta zgjeronte KAN’in (Rrjetin e Veprimit të Kosovës), duke u koncentruar në aktivistë të moshave të reja.

“…Po ashtu mendoj se seminari mbi metodat joviolente, qe e keni planifikuar ta zhvilloni seshpejti, do te duhej te sherbeje si platforme per zgjerimin e anetaresise aktive jo vetem ne Prishtine por edhe ne qendrat tjera. Koncentrohuni ne te rinjte nga moshta 18 deri ne 35 vjec. Kosova fiton mbi 50 000 votues te rinj çdo vit si shkak i moshes se re te popullatës”, i kishte shkruar Lushi Kurtit.

Ai tutje kishte thënë se duhet të organizohen debate publike, që fakttorët politikë vendorë të vendosen nën lupën e premtimeve që kishin bërë gjatë fushatës zgjedhore.

“Gjitashtu mendoj se do te duhej te behej cafredo qe eshte e mundur qe te organizohet nje seri debatesh publike, nese eshte e mundshme ne media, me faktoret politike vendore dhe te vendosen ata nen lupen e premtimeve te tyre prej zgjedhjeve te fundit. Mos harroni edhe gjendjen katastrofike sociale dhe ekonomike. Mua me duket se shterngata eshte shume afer dhe, me perpara se edhe ti vete e beson, se shpejti, do te perballeni me shume pergjegjesi. Lutem qe te jem gabim per predikimin si dhe lutem te jem drejte per besimin se ju jeni gati”, kishte shkruar Lushi.

Edhe Kurti i ishte përgjigjur Lushit në emailin e tij.

Kurti kishte shkruar se gjendja në Kosovë është shumë e rëndë, dhe të gjitha proceset janë negative.

Ai në emailin e tij kishte kritikuar mediat, duke thënë se e kanë incizuar arrestimin e tij dhe e kanë shfaqur vetëm në mbrëmje.

Madje, Kurti i kishte quajtur “tiran arrogant” Veton Surroin e Agim Zatriqin, e mediat e tyre i kishte quajtur biznese politike.

“Mediat ne Kosove qe eventualisht nuk jane qene te tmerrshme, jane bere te tilla. Asnje televizion nuk ka guxuar qe ta shfaq lajmin se ne jemi arrestuar. P.sh. KTV e ka incizuar arrestimin dhe e ka shfaqur vetem ne mbremje. Te gjitha lajmet per arrestimin tone jane botuar pasi qe jemi liruar! Mediat ne Kosove jane po ashtu pjese e establishmentit duke qene instrumente te tij. Nuk ka shanse qe neve te na krijohet mundesia per organizimin e debateve televizive ku sfidohet establishmenti, sepse televizionet jane vendet ku promovohet establishmenti. Te gjitha ato jane te qeverisura nga klika, nga oligarki, me nje tiran arrogant ne krye (Veton S., Agim Z., Blerim Sh., Aferdita S. etj.) Mediat e tyre jane primitivisht biznese politike. Gazetaret ne to mashtrohen nga kapitali simbolik virtuel qe fitojne dhe nuk arrijne ta perjetojne veten ashtu sic jane: si punetore te shtypur dhe ekspoatuar per shefat, per teket e tyre dhe per ambiciet e tyra te sëmura”, kishte shkruar Kurti.

Tutje, Kurti kishte thënë se këta shefa, i përkulen vetëm forcës, duke i quajtur të mjerë e të neveritshëm.

“Keta shefa vetem forces i perkulen sepse i levyren asaj. Jane te mjere dhe te neveritshem. Po, duhet qe t’i bashkojme edhe te tjeret jashte KAN-it. Por ka aq pak qe nuk jane te kontrolluar nga partite ose grupet e ndryshme te interesit ose UNMIK-u. Sidoqofte, pajtohem se duhet ta bejme kete sa me shume qe te jete e mundur”, kishte shkruar Kurti në emailin që ia kishte kthyer Lushit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!