Paris Saint-Germain thuhet se është e gatshme ta shesë Neymarin me të përfunduar ky sezon.

Skuadra franceze dhe sulmuesi brazilian raportohet se kanë arritur marrëveshje verbale që të respektojnë kontratën deri në verën e vitit 2020 dhe më pas t’i ndajnë rrugët.

Sipas asaj që raporton Marca, kampioni i Ligue 1 është i gatshëm ta shesë 27-vjeçarin që e kërkoi largimin nga Parku i Princave edhe në verën që shkoi.

Ju pëlqen!

Por, parisienët nuk e lejuan brazilianin të rikthehej në Camp Nou, duke e përkeqësuar edhe më shumë situatën mes tyre.

Neymar filloi t’i fyente tifozët e skuadrës dhe refuzonte të luante, ndërsa tani PSG është pajtuar me shitjen e tij.

E përditshmja spanjolle raporton se klubi nga Parisi i kërkon 180 milionë euro nga shitja e brazilianit, derisa në garë për të është edhe Real Madridi. 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.