Paris Saint-Germian dëshiron ta mbyllë transferimin e Mauro Icardit nga Interi.

Sulmuesi argjentinas u largua nga Nerazzurët në verën e vitit të kaluar, pasi nuk ishte më i dëshiruar në skuadër.

Icardi kaloi më pas te kampioni nga Ligue 1, aty edhe ku po shkëlqen me golat e tij dhe po tregon se është një lojtar i vlefshëm.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Interi nuk dëshiron ta rikthejë më në skuadër sulmuesin problematik, andaj në verën e këtij viti dëshiron ta shesë.

PSG e ka shansin e para që ta blejë kartonin e plotë të tij, madje duke i ofruar një kontratë katërvjeçare.

Në garë për transferimin e Icardit thuhet se është edhe Juventusi, por që parisienët kanë përparësi.

Argjentinasi ka shënuar nëntë gola në 11 paraqitjet që i ka zhvilluar në këtë sezon te PSG. 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...