Barcelona pagoi 120 milionë euro për Antoine Griezmann verën e kaluar, por francezi ende nuk ka arritur të tregojë cilësitë e tij në ‘Camp Nou’.
Griezmann mendohej si një përforcim i madh dhe afatgjatë për katalanët, por pritëshmëritë kanë filluar të jenë të vogla, me tifozët që nuk janë më të durueshëm me të.
Mediet spanjolle spekulojnë se Griezmann mund të largohet nga Barcelona pas vetëm një sezoni aty, përcjell lajmi.net.
Ju pëlqen!
Thuhet se për Griezmann ka interesim nga PSG, skuadër kjo që kishte provuar transferimin e tij edhe në të kaluarën.
Dhe, një shkëmbim spektakolar mund të realizohet mes Barcelonës dhe PSG, duke dërguar në drejtime të kundërta Antonioe Griezmann dhe Neymar, me këtë të fundit të penduar për largimin nga ‘Camp Nou’.