Truri njerëzor është i aftë të perceptojë një tekst në plotëninë e tij, njësoj sikur të bëhej fjalë për ndonjë peizazh fizik. Dhe kur lexojmë, ne, jo vetëm rikrijojmë një botë me fjalët e historisë në fjalë, por ndërtojmë një riprezantim mendor të tekstit në vetvete.

Duke kaluar faqet e një libri prej letre, realizojmë një aktivitet të ngjashëm me lënien e një gjurme pas një tjetre në një udhë, ka një ritëm, një kadencë dhe një regjistër pamor në procesin e kalimit të faqeve të shtypura. Revista prestigjioze “Scientifican American” publikoi një artikul me anë të të cilit kërkonte që t’i jepte një shpjegim këtij paradoksi: në kohën e hiperkontaktimit, kur çdo ditë e më shumë kemi ekipe që na mundësojnë leximin me më shumë lehtësi dhe kemi mundësinë që të hyjmë në biblioteka të tëra në formatin elektronik, shumë njerëz pëlqejnë formatin e letrës.

Libri tradicional, revista, dhe ditari vazhdojnë të jenë të pëlqyerit e publikut në përgjithësi. Edhe pse na rezulton e vështirë që të besohet, duke qenë se formatet digjitale na hapin dyert e shumë lirive. Letra versus paisjet elektronike Rezultati i shumë punëve tregon se në paisjet teknologjike lexohet më lehtë, por megjithatë mbahet mend më pak. Ka “lehtësi” në të lexuar, thotë Maryanne Wolf e Universitetit të Tufts. Por njerëzit kanë nevojë të ndjejnë letrën kur lexojnë, truri e kërkon në mënyrë të pavetëdijshme. Ne nuk kemi lindur me qarqe trunore të përkushtuar leximit, sepse të shkruarit u zbulua relativisht vonë në evolucionin tonë: rreth 4 mijëvjeçarë para Krishtit. Ne fëmijëri, truri improvizon qarqe të reja për të lexuarit dhe për këtë përdor pjesë të tjera të përkushtuara për të folurit, aftësi e cila përmbledh kordinimin motorik dhe vizionin. Truri fillon të njohë shkronjat në bazë të linjave të kthyera dhe hapësirave dhe përdor procese të prekjes që kërkojnë aktivizimin e syve dhe të duarve. Qarqet e të lexuarit të fëmijëve të moshës 5 vjeçare tregojnë aktivitet kur fëmijët praktikojnë të shkruarit me dorë, por jo kur ata i shkruajnë fjalët në tastierë. Përtej trajtimit të shkronjave individuale si objekte fizike, truri njerëzor mund të perceptojë një tekst në plotninë e tij, si një lloj peizazhi të prekshëm. Kur lexojmë ne ndërtojmë një riprezantim mendor të tekstit. Natyra ekzakte e këtyre lloj riprezantimeve mbetet e qartë, por disa studiues besojnë se janë të ngjashme me një hartë mendore që krijojmë prej terrenesh të caktuara si, malet dhe qytetet dhe prej hapësirash të brendshme siç janë departamentet dhe zyrat.

Paralelisht, në shumicën e rasteve, librat në letër kanë një topografi më të dukshme sesa teksti në një mjet teknologjik. Një libër prej letre i hapur prezanton anë qartësisht të përcaktuara: faqet e majta dhe ato të djatha dhe një totalitet prej 8 këndesh në të cilat njeriu orientohet. Duke kaluar faqet e një libri prej letre realizohet një aktivitet i ngjashëm me lënien e një gjurme pas një tjetre në një udhë, ka një ritëm, një kadencë dhe një regjistër pamor në procesin e kalimit të faqeve të shtypura. Të gjitha këto karakteristika lejojnë formimin e një harte mendore, koherente të tekstit. Në kontrast me këtë, shumica e pajisjeve digjitale ndërhyjnë me lundrimin intiutiv të një teksti dhe megjithse e- readers (librat elektronikë) dhe tabletat përsërisin modelin e faqeve të letrës, këto janë efemere.

Sapo lexohen, këto faqe zbehen. “Ndjeshmëria implicite nga ku ju jeni në një libër fizik bëhet më e rëndësishme se sa besojmë” thotë artikulli i Scientifican American. Gjithashtu vë në pikëpyetje që prodhuesit e librave elektronikë kanë kaluar përvojën e duhur rreth asaj se si është e mundur të vizualizohet se ku ndodhet lexuesi i një libri. Një një punë për kuptimin e tekstit, duke krahasuar nxënësit që lexuan në letër me të tjerët që lexuan një tekst në versionin PDF në një pajisje elektronike, u arrit në përfundimin se të parët kishim më shumë rendiment. Hulumtues të tjerë janë në dakord me faktin se të lexuarit të bazuar në pajisje teknologjike mund të përkeqësojë të kuptuarit, meqë është mendërisht më kërkues dhe gjithashtu fizikisht më i lodhshëm se sa të lexuarit në letër.

Shkrimi elektronik reflekton në dritën e ambjentit njësoj si shkronja e një libri prej letre, por ekranet e kompjuterave, të telefonave të meçur dhe të tabletave bëjnë që drita të ndriçojë drejpërdrejt në fytyrat e njerëzve dhe leximi mund të shkaktojë lodhje të shikimit, dhimbje koke dhe vizion që fshihet. Në një eksperiment i realizuar nga Erik Wästlund, i Universitetit të Karlstad në Suedi, personat që bënë një provë të leximit dhe kuptimit në një ekip elektronik morën pikë më të ulta dhe kishin të dhëna të nivelit më të lartë të stresit dhe lodhjes se sa personat që këtë provë e bënë në letër. Hulumtimet më të fundit sugjerojnë se zëvëndësimi i letrës me ekrane në një moshë të hershme ka disavantazhe. Në 2012, një studim i realizuar në Joan Ganz Cooney Center, në qytetin e New Yorkut.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]