Gjithnjë e më shumë, të rinjtë sot po përjetojnë depresion. Sondazhet e viteve të fundit, tregojnë se  ka pasur një rritje drastike të çrregullimeve të humorit dhe shqetësimit psikologjik në mënyrë të veçantë nga mosha 15-28  vjeç.

Po përse të rinjtë sot ndihen të palumtur?

Ka disa arsye, që ndikojnë në këtë çështje, por psikologët rendisin si dy ndër më kryesoret. Një ndër to ‘bota digjitale’. Përhapja në masë e rrjeteve sociale. Komunikimi i drejtpërdrejtë sot, ka arritur në pikat minimale, për shkak të teknologjisë. Të rinjtë pjesën më të madhe të tyre e kalojnë duke biseduar me miqtë në internet, rrjetet sociale, apo duke parë video në youtube. Përmbajtja e të cilave gjithashtu mund të jetë arsyeja e çrregullimeve të humorit dhe ndjenjave të pakënaqësisë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...


Një pjesë e mirë e ditës, apo natës kalon në internet. Kështu, reduktohen orët e gjumit. Gjumi i jo i mirë, është një ndër faktorët kryesorë, në luhatjen e humorit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...