Në vitin 1998 veç sa kishte filluar lufta në Kosovë, periudhë kjo e vështirë për shqiptarët që po përgatiteshin për më të keqen, për regjimin e kobshëm serb.

Në Shqipëri, një këngëtare nga Kosova do të këndonte po këtë vit për krismat, për luftën, për vajzat e reja me vellot e zisë, për mizoritë.

Alberije Hadërgjonaj, në vitin 1998 triumfoi në Festivalin e Këngës në TVSH me këngën ‘Mirësia dhe e vërteta’, himn i luftës në Kosovë. Albërija sikur po i bënte thirrje Zotit të zgjohej nga gjumi, dhe botës po i kërkonte të intervenonte që kosovarët të mos vdisnin të gjithë.

Ju pëlqen!

Alberija u bë e para këngëtare nga Kosova që e fitoi festivalin, në edicionin e tij të 37-të.

Teksti i këngës flet shumë për gjendjen e asokohshme shpirtërore dhe fizike të shqiptarëve të Kosovës.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!