Arber Zaimi

Pse protestohet kundër Vuçiçit e Dodikut në Tiranë

Shqipëria duhet të jetë në gjendje, dhe shumë mirë bën që mikpret takime ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Ju pëlqen!

Nuk i takon qytetarëve të një vendi të gjykojnë udhëheqësit e një vendi tjetër, së paku jo për krime “të rëndomta” politike si korrupsioni, autoritarizmi apo vjedhja e votës.

Por, rasti i gjenocidit dhe krimeve të luftës është, dhe duhet të mbetet ndryshe. Nuk duhet pranuar normalizimi i politikanëve që ndërtojnë pushtetin e tyre mbi gjenocid e krime të luftës kudo në botë, prandaj duhet protestuar qytetarisht kundër Vuçiçit e Dodikut. Aq më tepër që gjenocidi dhe krimet e luftës që rrodhën nga ideologjia dhe qeveritë ku ata kanë marrë pjesë në nivel të lartë – gjë për të cilën as janë penduar e as kanë kërkuar falje – kanë qenë të drejtuara kundër shqiptarëve e popujve të tjerë fqinjë.

Nga ana tjetër, Shqipëria duhet të përcaktohet zyrtarisht: a i sheh si krime e si gjenocid ato çka u bënë nga ushtria serbe në 1998-99 në Kosovë, me urdhër të qeverisë ku Vuçiç shërbente si ministër i informacionit (i propagandës), po apo jo?

Le të mbetet protesta e qytetarëve në Tiranë, të mërkurën në orën 18, si një gjest që ua përkujton pushtetarëve shqiptarë e ndërkombëtarë se nuk mund të normalizohen marrëdhëniet mes vendeve e popujve, pa u dënuar kriminelët, pa u kërkuar falje për krimet. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!