Me shumë padurim është pritur nga populli miratimi në lexim të dytë Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kjo Byro do t’ia kthejë shtetit dhe shoqërisë pasuritë e përvetësuara padrejtësisht ndër vite.

12 vjet përpjekje për ta jetësuar këtë Byro u bënë sot realitet me Qeverinë Kurti.

Ju pëlqen!

Miratimi i këtij projektligji së bashku me 33 amendamente shtesë, u bë në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës. 66 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë nuk abstenoi.

Përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, mbështetje i dhanë edhe deputetët opozitarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës paralajmëroi se të njëjtin do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i projektligjit nuk është që të goditet ndonjë zyrtar publik, por vetëm pasuria e pajustifikueshme e cilido prej tyre.

“Nuk është qëllimi që të goditet një zyrtar, por qëllimi është që të luftohet pasuria e pajustifikueshme e kujtdo qoftë zyrtari”, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Vlerësimet pozitive të Tajanit për Duçen ngjallin reagime

Ndryshe, deputetët votuan edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe zhvendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.

 

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!