Gëzim Mekuli
Është mungesa e moralit në media e në politikë. Deficiti moral ka prodhu anarki, grushte dhe dhunë në shoqërinë tonë, të nderuar lexues.
E morali ka rëndësi t’madhe në formësimin dhe në rregullimin e sjelljeve të njeriut. Njeriu nuk është kafshë, sepse, e kundërta e qenit, njeriu e ka ndjenjën e përgjegjësisë morale. Benxhi, qeni im i dashur e i mirë, edhe pse nuk e ka ndjenjën e përgjegjësisë, të paktën është i butë, të jep shumë, shumë dashuri, humor e gëzime.
Për moral është shkruar shumë, e do të shkruhet shumë. Por Moral do të thotë, pikë së pari, dinjitet, vlerë dhe parasëgjithash llogaridhënje.
Të nderuar lexues,
Historikisht në ato shtete ku nuk është respektuar morali si kod e si vlerë, populli ka vuajtur shumë dhe ato shtet janë shkatërruar shumë shpejt. A ju kujtohen shtetet naziste dhe fashiste? Ose a ju kujtohen shtetet kolonialiste gjithndej nëpër Afrikë e Lindje të mesme? Ku janë këto rende shoqërore e politike? A egzistojnë sot këto jo vlera politike?
Për këtë arsye, të nderuar, është me rëndësi që morali dhe sjellja morale të respektohen, që nga fëmijëria.
Të nderuar lexues,
Politika dhe media ose media dhe politika, si të doni juve, janë industria e prodhimit serik të grushteve. Këto prodhime mediatike e politike janë kthyer në fishek, në bomba e në mortaja vdekjeprurëse për shqiptarin. Prandaj është koha e fundit që Media dhe Politika ose Politika dhe Media, si të doni juve, të mësojnë pak e të edukohen për vlerat e moralit; Sepse Politika dhe Media pa moral është vet fashizmi dhe nazizmi.
Poltitika dhe Media duhet të mos gënjejë, të mos mashtroj, të mos përdorë fotografinë dhe fjalën për të prodhuar zhurmë e kijamet në shoqëri. Politika dhe Media duhet të ruaj sistemin e vlerave kombëtare. Apo siq do të shprehej Kanti kthim në “menden e shëndoshë”.
Tirana, Prishtina, Shkupi, Lugina e diaspora shqiptare, pra shoqnia jonë ka nevojë për një dozë të madhe morali, si në media e poashtu edhe në politikë.
Shqiptarët kanë nevojë për qetësi, për respekt të ndërsjellë dhe për eliminimin e dhunës në publik e në familje.
Të dashur lexues,
Media pa moral po na vret.
Politika pa moral po na kthen në fashizëm.
Media dhe poltika pa moral nuk ka qëllime, vërtetë e ka një qëllim: Prodhimin e GRUSHTEVE dhe pranimin e grushtimeve në publik e në Privatësi.
Politika dhe Media e moralizume e mënjanon grushtin si mjet për komunikim e për debat. Morali në Politikë e në Media garanton lirinë e fjalës dhe të shprehurit të lirë pa u frikësuar se ajo/ai do të kërcënohet e do të grushtohet.
Poltika dhe Media e moralizueme e ka si qëllim përparimin dhe jodhunën.
Pse kaq shumë fabrikat të dhunës në hapsirën shqiptare?
Unë mendoj se, ndër shumë faktorë tjerë, është edhe vrapi pas materializmit dhe mungesa e Librit filozofik, politik e sociologjik në hapsirën tonë publike. A e keni pa se sa pak lexohet Aristoteli, Platoni, Kanti, Hegeli, apo edhe Kirkegaardi. Paramendo nuk lexohet as Heidegeri e as Habermasi i madh. E mos të flasim për librin shqiptar; Rilindasit dhe atë bashkëkohorë.
Mungesa e librit në dhomën dhe në kokat e shqiptarëve ka sjellë pasoja dhe dëmtime të pariparueshme në të menduarit, në logosin dhe në të vepruarit e shqiptarëve.
Prandaj sot edhe pranohet dhuna ndaj fjalës dhe shprehjes së lirë.
Prandaj sot edhe e arsyetojnë dhe e pranojnë grushtin kafshëror në kokën e tjetrit.
E pranojnë sepse grushti dhe dhuna është mjeti i tyre, sepse, “mendja e shëndoshë shqiptare” është e lënduar dhe e deformuar që në barkun e të shkretës nënë.
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!