Politikanët italianë kanë mbështetur një rregullim rrënjësor të parlamentit të vendit ku pritet që një e treta e deputetëve do të humbnin punën e tyre.

Ligji, i cili u mbështet nga pothuajse të gjitha partitë politike, kërkon që numri i vendeve në dhomën e ulët të shkojë në 400 nga 630 që janë aktualisht, ndërsa Senati i dhomës së sipërme pritet të shkojë në 200 vende nga 315.

Lëvizja 5 Yje tha se shkurtimi i vendeve pritet të hyjë në fuqi në zgjedhjet e ardhshme të 2023, dhe do t’i shpëtojnë vendit qindra miliona euro dhe do ta bëjnë parlamentin më efikas.

“Për herë të parë kemi parë që ligjvënësit të shkurtojnë vendet e tyre,” tha udhëheqësi i lëvizjes 5-Yje, Luigi Di Maio.

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte e përshëndeti vendimin si “një ditë historike për Italinë”.

Pritet që shkurtimet do të sigurojnë kursime prej rreth 300,000 euro në ditë.

Kritikët thonë se është një kursim i vogël në skemën madhore pasi borxhi i përgjithshëm i Italisë është rreth 130% e GDP-së së tij vjetore.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se shkurtimi i deputetëve mund të pengojë në përfaqësimin demokratik. (Euronews) /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]