Arsyeja kryesore se pse numri I të prekurve nga koronavirusi në Gjermani është akoma i ulët kundrejt Italisë varet nga fakti që në Itali, koronavirusi “është diagnostikuar vonë, pas rasteve të para të vdekjes”ndërsa në Gjermani “rastet pozitive janë identifikuar shumë shpejt”.

Kjo konfirmohet nga presidenti i institutit “Robert Koch”, Lothar Wieler, në një konferencë shtypi në Berlin. Bëhet fjalë për institutin përgjegjës në Gjermani për menaxhimin e emergjencës. Për Gjermaninë, e gjtihë Italia është zonë në rrezik. Në Gjermani, në të kundërt nga Italia, pacientët janë të rinj.

“Më shumë se 70 % e pacientëve pozitivë me koronavirus në Gjermani kanë një moshë mes 20-50 vjeç”. Kjo ka një impakt domethënës në faktin që në Gjermani është nisur herët për të  identifikuar rastet e prekjes. Por edhe në Gjermani situate është serioze. Instituti u kërkon të gjithë bashkiakëve dhe spitaleve që të aktivizojnë planet e krizave për të përshtatur strukturat” për epideminë në Gjermani.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!