Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar së fundmi pamje satelitore që sipas saj dëshmojnë kontrabandimin e naftës siriane nën mbikëqyrjen e trupave amerikane. 

Zëdhënësi Igor Konashenkov e cilësoi këtë veprimtari si banditizëm ndërshtetëror, pasi asnjë ligj, amerikan apo ndërkombëtar nuk e përligj një aktivitet të tillë. 

Një aktivitet i tillë intereson për një aspekt tjetër: ndihmën eventuale që mund të japin amerikanët në evakuimin e rreth 140 shqiptarëve që mbahen në kampet siriane. Kryeministri Rama i quajti burgje dhe ai foli në daljen e fundit televizive për një plan evakuimi që sipas tij do të varet nga suksesi i operacioneve ushtarake turke. 

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Mesa duket amerikanët që sigurojnë kalimin e mijëra barrelave naftë nuk kanë kapacitet për evakuim njerëzish, ose ndoshta nuk janë kontaktuar nga pala shqiptare për një gjë të tillë. Zoti Rama nuk përjashtoi edhe operacione evakuimi që parashikojnë në fakt ndërhyrje në territorin sirian pa kontaktuar autoritetet e Damaskut zyrtare, duke shpresuar te turqit. 

Ajo që nuk kuptohet është se për cilën arsye amerikanët nuk mund të ndihmojnë në këtë rast, sidomos kur Tirana zyrtare që strehon 3000 muxhahedinë iranianë është në pozitën për ta kërkuar një gjë të tillë. 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...