Studimet më të fundit kanë treguar se njerëzit me inteligjencë më të lartë, me arsim dhe ekspertizë në fushat e tyre, mund të bëjnë edhe më shumë gabime.

Doktori Devid Robinson, autor i librit “Kurthi i Inteligjencës”, thotë që njerëzit inteligjentë dhe të arsimuar janë të aftë të bëjnë logjikime të thella, por nuk e përdorin aftësinë e trurit aty ku duhet. Një nga arsyet është sepse nuk i besojnë instinkteve kur vjen puna për të marrë vendime të shpejta, apo, bie fjala, për të blerë një makinë apo shtëpi që nuk bën.

Për shembull, njerëzit inteligjentë e të arsimuar i përgjigjen gabim pyetjes: “Sa kafshë nga secila specie futi Mojsiu në varkë para përmbytjes?” Përgjigjja është zero, sepse varka u bë nga Noe.

Ju pëlqen!

Artur Konan Doyle, për shembull, shkrimtari i Sherlok Holms, krijonte situata shumë inteligjente që vareshin shumë nga arsyetimet e thella. Por në jetën reale ai vetë nuk ishte aspak i tillë, nuk e bazonte jetën te arsyetimi, e madje shkonte dhe ndiqte seanca shpirtërore.

Mund të mendoni po ashtu se përvoja e gjatë e punës, ekspertiza, mund të bëjë të mos bëni gabime, por nuk është ashtu. Pasi kalojnë shumë vite duke bërë të njëjtën punë, ekspertëve u krijohet një lloj funksionimi si me autopilot. Mënyra automatike e marrjes së vendimeve ndonjëherë bën që të shpëtojnë informacione jetike.

Brandon Mayfield, për shembull, u akuzua në vitin 2004 se kishte vendosur bombat në Madrid. Ai nuk kishte dalë nga SHBA në kohën kur u vendosën bombat, por FBI e akuzonte për krimin pasi policia spanjolle gjeti shenjat e gishtave në një qeskë plastike pranë skenës së krimit.

FBI gjeti 20 kandidatë të ngjashëm me shenjat e gishtave, dhe ishin të sigurt që shenjat e gishtave të Mayfield ishin identike. Por shenjat kishin ndryshime që nuk ishin vënë re nga ekspertët e vjetër.

Ndonjëherë, njerëzit e zgjuar fillojnë të mos sillen si të tillë kur janë në grup me të tjerë si vjeta e tyre. Ndjesia e konfliktit dhe konkurrenca e egër jo vetëm që prish punën e gjithë grupit, por e ul shumë nivelin e zgjuarsisë në veprime.

Si shembull, Devid Robinson merr rastin e humbjes së Anglisë ndaj Islandës në ndeshjet e futbollit të vitit 2016. Edhe pse Anglia kishte shumë talente të njohura, Islanda, një vend me shumë pak banorë, arriti të fitojë. Numri i madh i talenteve në një vend të vetëm bën që të ketë shumë ego që të luftojnë për vëmendje.

Për të shmangur situata të tilla, njerëzit inteligjentë duhet të fillojnë ta marrin më shumë parasysh reagimin fillestar që vjen nga instinktet, si dhe të përpiqet të gjejë argumente kundër vetes, sikur po mbështet anën e kundërt.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!