Të gjithë, të paktën një herë në jetë, kemi kryqëzuar gishtat për të ndjellë fatin e mirë dhe uruar suksese në realizimin e diçkaje. Kjo praktikë laike ka në fakt një origjinë fetare. Në mesjetë besohej, se djalli mund të mbërrinte shpirtrat njerëzore duke kaluar përmes gishtave. Pra gjesti i kryqëzimit të tyre, shërbente për të mbrojtur veten, duke kërkuar një mbrojtje hyjnore.

Në praktikë bëhej fjalë për një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtëzuar për të bërë shenjën e kryqit.

Me kalimin e kohës u bë e zakonshme përdorimi i këtij gjesti për të shpresuar apo uruar një fat të mirë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!