Thonë se kinezët hanë çdo gjë me katër këmbë, përveç tavolinave dhe karrigeve – gjithçka që fluturon përveç helikopterëve dhe avionëve – gjithçka që noton përveç nëndetëseve.

Koncepti i kinezëve për atë që është “e ngrënshme” është pak më ndryshe në krahasim me vendet e tjera. Kinezët kanë zakonet më të çuditshme dhe absurde të ushqimit, sipas pjesës tjetër të botës.

Arsyeja pse kinezët hanë “gjithçka” ka rrënjë në historinë dhe kulturën e vendit. Një nga faktorët që çojnë drejt këtij orientimi është popullsia e madhe. Për shkak të popullsisë së madhe, furnizimi i mjaftueshëm i burimeve agrare për të gjithë popullatën ka qenë një pengesë.  Në shekullin e kaluar, Kina ka qenë viktimë e urisë brutale dhe kështu, thuhet se populli kinez është përshtatur për të ngrënë çdo krijesë që lëviz ose që i mban gjallë.

Disa thonë se kinezët janë të bindur se pjesa që hanë nga një kafshë ndihmon në përforcimin e asaj pjesë të trupit të njeriut. Këto besime vinë nga mitologjia antike dhe ende ndiqen nga grupe të caktuara njerëzish në Kinë.

Përveç kësaj, kinezët besojnë te benefitet shëndetësore që ka ngrënia e disa llojeve të ndryshme të mishit. Në Kinën e lashtë, njerëzit hanin kafshë të caktuara si simbol luksi.  Përshembull, krahë peshkaqeni, çka edhe sot kinezët vazhdojnë me këto zakone të lëna nga paraardhësit.

Krahët e peshkaqenit “shijohen” me supëra të posaçme, të cilat gatuhen në ceremoni të ndryshme festive. Edhe pse kinezët nuk shquhen për shumë “rregulla” fetare, ata besojnë në ideologjinë budiste. Kështu, ata besojnë te të mos humburit e gjërave, por te shfrytëzimi i gjithçkaje.

Kinezët besojnë te ngrënia e çdo pjese, në mënyrë që të mos hedhin asgjë. Përpos kësaj, shumë ndjekës të budizmit në Kinë janë vegjetarianë. Shumë manastire budiste në Kinë shërbejnë ushqim të pastër vegjetarian.

Përveç të gjitha këtyre arsyeve të lartpërmendura, arsyet që kinezët hanë gjithçka kthehen në kohën kur populli kinez ishte i varfër dhe varej nga bujqësia. Për shkak të varfërisë dhe problemeve të popullatës së madhe,  ‘hani atë që merrni’ ishte motoja kryesore dhe kështu nuk kërkuan asgjë që mund të ishte ekstravagante për ato kohë.